Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës

Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës

Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës

Bashkëpunëtori i Lartë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Qendrën për Progresin Amerikan në Uashington, Luke Zahner, ka kritikuar veprimet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke vlerësuar se disa prej tyre kanë krijuar fërkime të panevojshme me partnerët më të afërt të Prishtinës.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, ai ka thënë se edhe Uashingtoni ka pasur momente të qasjes jokonsistente ndaj Kosovës, duke i dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Në intervistën për Telegrafin, Zahner ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten strategjikisht të rëndësishme për të dyja vendet, pavarësisht tensioneve të viteve të fundit.

“Mendoj se veprimet e njëanshme të kryeministrit Kurti në disa raste kanë krijuar pa nevojë fërkime me disa prej partnerëve më të afërt të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Por Zahner ka shtuar se përgjegjësia për tensionet nuk mund të shihet vetëm nga njëra anë.

“Por edhe Uashingtoni, në disa raste, ka vepruar në mënyrë jokonsistente dhe u ka dhënë përparësi stabilitetit afatshkurtër në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme afatgjata”, ka thënë ai.

Sipas ish-diplomatit amerikan, të dyja palët duhet të punojnë për rikthimin e besimit përmes konsultimeve dhe koordinimit më të ngushtë strategjik.

Ai ka vlerësuar se përmirësimi i marrëdhënieve do të ishte në interes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lexo edhe

Bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi sjellin përparim për shkëmbimin e të burgosurve, por jo për paqen

Bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi sjellin përparim për shkëmbimin e të burgosurve, por jo për paqen

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dhunim

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për dhunim

Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor

Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor

Ish-zyrtari i DASH-it: Veprimet e njëanshme të Kurtit kanë krijuar fërkime me partnerët e Kosovës | Momenti