“Mitrovica, kryevepra e Albin Kurtit”- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Shkencës me shkollë të mesme del të jetë fans i madh i VV’së

I propozuari i fundit nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, për anëtar të Këshillit Kombëtar të Shkencës është një person për kualifikimet akademike të të cilit janë ngritur pikëpyetje, me pretendimin se nuk e ka përfunduar as nivelin Bachelor.

Sponsor 3M Express

Kjo çështje u ngrit gjatë debatit në Kuvend nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, i cili kritikoi përbërjen e propozuar të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

“Mendoj që është një Këshill mbi të cilin duhet të ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve dhe e pashë që është propozuar një person i cili nuk e ka as Bachelor-in e kryer”, deklaroi Sadiku.

Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për Valmir Krasniqin.

Gjatë prezantimit të tij, ministri Çeku e përshkroi Krasniqin si studiues të matematikës dhe bashkëpunëtor shkencor në Mathematical Reviews, në kuadër të Shoqatës Amerikane të Matematikës, por s’i përmendi shkollimin e kryer.

“Valmir Krasniqi është studiues i matematikës dhe bashkëpunëtor shkencor në Mathematical Reviews, në kuadër të Shoqatës Amerikane të Matematikës. Hulumtimet e tij përqendrohen veçanërisht në funksionet speciale, ndërsa ka mbi 30 publikime shkencore në revista prestigjioze të matematikës”, deklaroi Çeku, përcjell Insajderi.

Megjithatë, në prezantimin e tij, ministri nuk përmendi “angazhimin” dhe mbështetjen politike të Krasniqit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, e në veçanti ndaj Albin Kurtit.

Në rrjetet sociale, Krasniqi ka publikuar vazhdimisht postime në mbështetje të kësaj partie dhe kryetarit të saj, Albin Kurti.

Për më tepër, shihni disa nga postimet e tij:

Lexo edhe:

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vëllai i Jakup Krasniqit për praninë e Eulex-it: Kush ndihet mirë me i hy një i huaj në shtëpi?

Vëllai i Jakup Krasniqit për praninë e Eulex-it: Kush ndihet mirë me i hy një i huaj në shtëpi?

Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste

Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste

Nelson Hysa befason me deklaratën para meçit me Kabayelin: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai

Nelson Hysa befason me deklaratën para meçit me Kabayelin: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai