Konkursi për bordin e RTK-së: Musliu, VV-së: Kandidatët i intervistuat në orën 1 të natës

Konkursi për bordin e RTK-së: Musliu, VV-së: Kandidatët i intervistuat në orën 1 të natës

Konkursi për bordin e RTK-së: Musliu, VV-së: Kandidatët i intervistuat në orën 1 të natës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit përmendi në Kuvend konkursin e bordit të RTK-së të prillit të këtij viti.

Sponsor 3M Express

Musliu e cilësoi atë si një nga konkurset me më së paku integritet, duke kritikuar mënyrën se si ishin zhvilluar intervistat me kandidatët.

“Po pres që t’ia tërheq vërejtjen se sot nuk jemi duke folur për konkursin e prillit, por nëse duhet të flasim për atë konkurs, ai ka qenë një ndër konkurset më pa integritet dhe falë atij konkursi e kemi sot këtë gjendje. Nëse flasim për atë konkurs, kam folur edhe atëherë edhe tani, kam folur edhe në foltoren e Kuvendit që ka qenë një ndër konkurset më të padenja që është zhvilluar në këtë Kuvend. I keni thirrur kandidatët pa asnjë arsye për t’i intervistuar në orën 1 të natës, dhe nëse ai konkurs ju bën të krenoheni, ju qofshit”, deklaroi Musliu.

Në replikë, Nagavci tha se procesi kishte zgjatur deri në orët e vona, pasi sipas saj ishte e domosdoshme që bordi të funksionalizohej.

“Është e vërtetë që kemi punuar shumë gjatë, sepse ka qenë e rëndësishme të funksionalizohet ky bord. I inkurajoj të tjerët të aplikojnë kurdo që hapet konkursi”, u shpreh Nagavci.

Kuvendi i Kosovës më 24 prill 2026 kishte zgjedhur gjashtë anëtarë shqiptarë të Bordit të RTK-së, ndërsa kandidatët nga komunitetet joshumicë nuk kishin marrë votat e nevojshme.

Procesi ishte përcjellë me kritika nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili e kishte cilësuar atë si të komprometuar dhe kishte kërkuar pezullimin e tij, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe integriteti.

Komisioni ad hoc, i kryesuar nga Arbërie Nagavci, kishte përfunduar intervistimin e kandidatëve në orët e para të 17 prillit, konkretisht në orën 01:16 pas mesnatës. Kjo mënyrë e zhvillimit të procesit ishte kritikuar edhe nga deputetë të opozitës, transmeton Klankosova.tv .

Lexo edhe

Zgjedhjet presidenciale në Serbi caktohen për 27 dhjetor

Zgjedhjet presidenciale në Serbi caktohen për 27 dhjetor

“Kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa”, ylli i Arsenalit vlerëson ndikimin e Artetas te skuadra

“Kërkesa, kërkesa dhe sërish kërkesa”, ylli i Arsenalit vlerëson ndikimin e Artetas te skuadra

Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit për deklaratën rreth vrasjes së babait të tij

Besian Mustafa i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit për deklaratën rreth vrasjes së babait të tij