Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Bahrein

Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Bahrein

Irani pretendon se goditi një bazë amerikane në Bahrein

Irani ka njoftuar se ka shënjestruar një objekt ushtarak amerikan në Bahrein në orët e para të së premtes, në atë që e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të Shteteve të Bashkuara në territorin iranian.

Sponsor 3M Express

Sipas CNN-it, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) pretendoi se kishte shkatërruar një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm, pas një sulmi ndaj një kulle komunikimi në qytetin iranian Sirik.

“Ky është një paralajmërim serioz për Uashingtonin”, deklaroi Garda Revolucionare.

Megjithatë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) i hodhi poshtë pretendimet e Teheranit, duke njoftuar se forcat amerikane kishin rrëzuar dy dronë iranianë të lëshuar në drejtim të Bahreinit. Sipas saj, incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Zhvillimet e fundit vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja nuk ka më nevojë për një marrëveshje me Iranin, duke sinjalizuar një qëndrim më të ashpër të Uashingtonit ndaj Teheranit.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar edhe në Ngushticën e Hormuzit. Gjatë tetorit janë regjistruar 37 sulme ndaj anijeve, ndërsa të paktën 14 sulme të tjera janë konfirmuar gjatë muajit nëntor.

Irani ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit mund të çojë në zgjerimin e sulmeve ndaj interesave amerikane, duke përfshirë edhe objektiva të mundshëm në Evropë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

Juventusi po përgatitet për shitjen e Zhegrovës

“Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”

“Gjatë qeverisjes së Kurtit kanë dalë hajna të rinj, le t’i frikësohen Ligjit për Byronë ata që s’kanë justifikim të pasurisë”

Problemet me barna: Vitia e ish-ministrat kapen keq për ilaçet (VIDEO)

Problemet me barna: Vitia e ish-ministrat kapen keq për ilaçet (VIDEO)