IPK nis hetim preliminar për veprimet policore gjatë protestës

IPK nis hetim preliminar për veprimet policore gjatë protestës
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se, sipas detyrës zyrtare, ka monitoruar angazhimet dhe veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Sipas IPK-së, për monitorimin e protestës është aktivizuar plani operativ dhe zyrtarët e Inspektoratit kanë përcjellë nga afër menaxhimin e situatës, ndërveprimin […]

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se, sipas detyrës zyrtare, ka monitoruar angazhimet dhe veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës së mbajtur në hapësirat përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Sipas IPK-së, për monitorimin e protestës është aktivizuar plani operativ dhe zyrtarët e Inspektoratit kanë përcjellë nga afër menaxhimin e situatës, ndërveprimin e policisë me protestuesit, përdorimin e forcës, si dhe përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera të autorizuara.

Ndërkohë, hetuesit e IPK-së kanë pranuar edhe një ankesë, e përcjellë përmes Policisë së Kosovës, në të cilën një qytetar pretendon se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.

“Bazuar në të dhënat e siguruara gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante, si dhe në kuadër të autorizimeve ligjore, IPK ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe, në bazë të gjetjeve të hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren.

Inspektorati ka theksuar se mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të pavarur, me qëllim të garantimit të respektimit të ligjshmërisë, të drejtave të qytetarëve dhe standardeve profesionale në zbatimin e ligjit.

Lexo edhe

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

IPK nis hetim preliminar për veprimet policore gjatë protestës | Momenti