Barcelona ka marrë një lajm të keq në prag të përballjes në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Mbrojtësit Eric Garcia dhe Jules Kounde kanë pësuar lëndime gjatë fitores ndaj Real Betisit dhe do të mungojnë në sfidën e së martës.
Klubi katalanas konfirmoi se Garcia ka dëmtuar muskulin e kofshës së djathtë dhe do të mungojë për 3 deri në 4 javë, transmeton Klankosova.tv.
Ky lëndim e lë atë jashtë fushave si për ndeshjen ndaj PSG-së, ashtu edhe për “El Clasicon” kundër Real Madridit.
Në anën tjetër, Kounde ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë. Ai do të mungojë zyrtarisht ndaj PSG-së, ndërsa prania e tij kundër Real Madridit do të varet nga ecuria e rikuperimit.
Mungesa e tyre shton problemet për trajnerin Hansi Flick, i cili po përballet edhe me lëndimin e Andreas Christensenit.
Nëse Kounde nuk rikuperohet në kohë, Flick pritet të vendosë Joao Cancelon në krahun e djathtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Gerard Martin mbeten opsionet kryesore në qendër të mbrojtjes.




