Ministri polak: Ka të dhëna se i dyshuari është frymëzuar nga “ideologjitë e së djathtës ekstreme”

Ministri polak: Ka të dhëna se i dyshuari është frymëzuar nga “ideologjitë e së djathtës ekstreme”

Ministri polak: Ka të dhëna se i dyshuari është frymëzuar nga “ideologjitë e së djathtës ekstreme”

Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński bëri të ditur se autori i dyshuar i sulmit është “qëlluar dhe neutralizuar” nga policia dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sponsor 3M Express

Ai tregoi se i dyshuari po i nënshtrohet një operacioni të dytë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kierwiński tha se nuk ka asnjë arsye për të besuar se ka pasur më shumë se një sulmues.

Ministri i Brendshëm shtoi se duket se sulmuesi kishte “pikëpamje shumë radikale” dhe se në makinën që ai drejtonte “janë gjetur shumë armë”, ndërsa kontrollet vazhdojnë ende.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një shtetas polak 25-vjeçar dhe se po kryhen kontrolle në banesën e tij.

Kierwiński thotë se gjithçka tregon se ai është frymëzuar nga “ideologji të së djathtës ekstreme”.

Lexo edhe

Presidenti izraelit zgjedh Gadi Eisenkotin, për të provuar formimin e qeverisë

Presidenti izraelit zgjedh Gadi Eisenkotin, për të provuar formimin e qeverisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

“Mbrojtja e re” e Hansi Flickut përballë një testi të vështirë ndaj Atleticos

“Mbrojtja e re” e Hansi Flickut përballë një testi të vështirë ndaj Atleticos