Tepihu i kuq, e garda ceremoniale e pritën sot para zyrës presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Në inaugurimin e saj mori një buqetë me lule që e inspiroi të urojë shtetin që do ta drejtojë për pesë vite.
“Lulëzoftë Kosova si këto lule”, tha ajo pasi i pranoi ato.
Me zyrtarizimin e shefes së shtetit në krye të detyrës, tepihu i kuq u hoq, e me të edhe halli i zgjedhjeve të reja, në të cilat do të shkonte vendi sikur në mesnatë të mos votohej për presidenten.




