Identifikohet shoferi që po drejtonte me 135 km/h në zonën ku kufizimi ishte 40 km/h

Identifikohet shoferi që po drejtonte me 135 km/h në zonën ku kufizimi ishte 40 km/h
Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 135 kilometrash në orë në një zonë në të cilën shpejtësia e lejuar ishte e kufizuar në 40 kilometra në orë. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, zyrtarët policorë të Nënstacionit Policor në Pozheran e kanë identifikuar personin […]

Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 135 kilometrash në orë në një zonë në të cilën shpejtësia e lejuar ishte e kufizuar në 40 kilometra në orë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, zyrtarët policorë të Nënstacionit Policor në Pozheran e kanë identifikuar personin pasi një video-incizim ku shihej ngasja e automjetit ishte publikuar në rrjetet sociale.

Rasti ka ndodhur në një zonë ku me shenjë trafiku ishte përcaktuar kufizimi i shpejtësisë në 40 km/h, ndërsa automjeti ishte duke lëvizur me 135 km/h.

Ndaj shoferit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, janë ndërmarrë masat përkatëse. Atij i është shqiptuar gjobë prej 400 eurosh, katër pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të përkohshëm të drejtimit të mjeteve motorike për nëntë muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e trafikut.

Policia ka theksuar se tejkalimi i shpejtësisë së lejuar dhe mosrespektimi i rregullave të trafikut rrezikon drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Identifikohet shoferi që po drejtonte me 135 km/h në zonën ku kufizimi ishte 40 km/h | Momenti