I riu shqiptar vritet në shkëmbimin e zjarrit me policinë italiane, një person arrestohet – tjetri ja del të arratiset

Një i ri me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë italiane, në zonën e San Pietro di Cavarzere, në provincën e Venecias. Ngjarja ka ndodhur të premten, gjatë një operacioni policor për ekzekutimin e dy urdhër-arresteve.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediave italiane, policët kishin ardhur nga rajoni i Kampanias dhe kishin lokalizuar tre persona në një banesë të izoluar në zonën rurale. Gjatë ndërhyrjes ka shpërthyer një përplasje me armë zjarri, ku njëri prej personave që ishte në kërkim ka humbur jetën.

Një person tjetër që ndodhej në banesë është arrestuar, ndërsa i treti ka arritur të arratiset nëpër fushat përreth. Sipas raportimeve, i arratisuri është i armatosur dhe ishte gjithashtu objekt i një urdhër-arresti.

Pas ngjarjes, autoritetet italiane kanë vënë në lëvizje një operacion të gjerë për kapjen e tij. Në kërkime janë angazhuar patrulla të shumta policore, si dhe një helikopter që po kontrollon zonën nga ajri.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të shkëmbimit të zjarrit. Deri më tani nuk janë bërë publike identiteti i të riut që humbi jetën dhe arsyet për të cilat ishin lëshuar urdhër-arrestet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Alarm në Britani, incidenti kibernetik nxjerr jashtë funksionit shërbimet e pensioneve dhe përfitimeve

Alarm në Britani, incidenti kibernetik nxjerr jashtë funksionit shërbimet e pensioneve dhe përfitimeve

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian

Arrestimi i tre personave për 136 kg marihuanë, i dyshuari në arrati rezulton i dënuar më herët me 5 vite burg për trafikim narkotikësh

Arrestimi i tre personave për 136 kg marihuanë, i dyshuari në arrati rezulton i dënuar më herët me 5 vite burg për trafikim narkotikësh