Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian

Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian

Gjermania dhe Austria po kërkojnë që aktivitetet e TikTok-ut në Evropë të kalojnë nën pronësi dhe kontroll evropian, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë e të dhënave dhe kontrollin mbi algoritmet e platformës.

Sponsor 3M Express

Nisma synon që infrastruktura teknologjike e TikTok-ut, përfshirë sistemin që përcakton se çfarë përmbajtjesh u rekomandohen përdoruesve, të jetë nën përgjegjësi dhe kontroll evropian.

Ministri gjerman i Kulturës dhe Medias, Wolfram Weimer, dhe sekretari austriak i Shtetit për Çështjet Digjitale, Alexander Pröll, kanë vlerësuar se vetëm rregullimi ligjor nuk është i mjaftueshëm për të garantuar kontrollin mbi platformën.

Të dyja vendet synojnë të sigurojnë mbështetjen e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për këtë propozim gjatë mbledhjes së Këshillit të Telekomunikacionit dhe Energjisë, që do të mbahet më 2 dhjetor në Bruksel.

Kjo nismë vjen në kohën kur Komisioni Evropian ka shprehur shqetësime për mënyrën se si algoritmi i TikTok-ut u rekomandon përdoruesve përmbajtje që mund të jenë të dëmshme.

Ndërkaq, kompania TikTok e ka kundërshtuar propozimin, duke e cilësuar atë si të pabazë. Në reagimin e saj, kompania ka theksuar se aktivitetet e saj në Evropë janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

TikTok gjithashtu ka theksuar se ka investuar 12 miliardë euro në programin e sigurisë së të dhënave “Project Clover”, përmes të cilit synon të garantojë mbrojtjen e informacionit të përdoruesve evropianë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Alarm në Britani, incidenti kibernetik nxjerr jashtë funksionit shërbimet e pensioneve dhe përfitimeve

Alarm në Britani, incidenti kibernetik nxjerr jashtë funksionit shërbimet e pensioneve dhe përfitimeve

Arrestimi i tre personave për 136 kg marihuanë, i dyshuari në arrati rezulton i dënuar më herët me 5 vite burg për trafikim narkotikësh

Arrestimi i tre personave për 136 kg marihuanë, i dyshuari në arrati rezulton i dënuar më herët me 5 vite burg për trafikim narkotikësh

I riu shqiptar vritet në shkëmbimin e zjarrit me policinë italiane, një person arrestohet – tjetri ja del të arratiset

I riu shqiptar vritet në shkëmbimin e zjarrit me policinë italiane, një person arrestohet – tjetri ja del të arratiset