Real Madrid gjobitet për banerin e tifozëve kundër presidentit të La Ligës

Real Madrid gjobitet për banerin e tifozëve kundër presidentit të La Ligës

Real Madrid gjobitet për banerin e tifozëve kundër presidentit të La Ligës

Real Madridi është dënuar me një gjobë prej 3.001 eurosh nga Komisioni Kundër Dhunës në Spanjë, pasi tifozët e klubit shpalosën një baner kritikues ndaj presidentit të La Ligës, Javier Tebas, gjatë ndeshjes ndaj Sevillas, më 18 tetor.

Sponsor 3M Express

Sanksioni ndaj klubit madrilen është vendosur për shkak të dështimit të tij në parandalimin e futjes dhe shpalosjes së banerit në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Në baner ishte shkruar mesazhi: “Nuk është futboll, është Tebas dhe Negreira”, ndërsa emrat e përmendur ishin theksuar me ngjyrat e Barcelonës. Gjatë ndeshjes, tifozët kishin kënduar edhe kore kundër presidentit të La Ligës.

Ky incident vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Javier Tebas dhe Real Madridit janë gjithnjë e më të tensionuara. Klubi madrilen më herët kishte kërkuar dorëheqjen e tij, pasi Tebas i kishte krahasuar ankesat e Real Madridit për gjykimin me metodat e përdorura nga Joseph Goebbels, ministri i propagandës në Gjermaninë naziste.

Në anën tjetër, Tebas kishte akuzuar drejtuesit e klubit madrilen se qëndronin prapa protestave të organizuara kundër tij.

Përmendja e emrit Negreira në baner lidhet me çështjen që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin spanjoll, atë të pagesave të Barcelonës ndaj Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë.

Megjithatë, raporti i Komisionit Kundër Dhunës nuk është përqendruar në përmbajtjen e mesazhit të tifozëve, por në mangësitë e sigurisë në stadium.

Sipas raportit, janë evidentuar probleme në kontrollet e hyrjes dhe mbikëqyrjen e tifozëve, pasi në tri raste ishte lejuar futja dhe shpalosja e një baneri të madh pa njoftimin paraprak të nevojshëm dhe pa certifikatën që dëshmon se materiali i tij ishte rezistent ndaj zjarrit.

Edhe pse gjoba prej 3.001 eurosh nuk përbën një shumë të madhe për Real Madridin, rasti është një tjetër dëshmi e përplasjeve të vazhdueshme mes klubit madrilen dhe presidentit të La Ligës. 

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë: Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës

Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë: Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës

Vrasja në Suharekë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës

Vrasja në Suharekë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës

Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur

Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur