Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Trajneri i katalunasve, Hansi Flick, ka një strategji të qartë për përforcimin e skuadrës dhe synon të afrojë futbollistë më të rinj, të cilët mund të jenë pjesë e projektit të klubit për vitet e ardhshme.

Sipas “El Nacional”, Barcelona po e shqyrton mundësinë e përforcimeve nga Premier League përmes transferimeve pa pagesë, por emrat e kapitenit të Liverpoolit, Van Dijk, dhe atij të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, nuk janë në listën e dëshirave të Flickut.

Sponsor 3M Express

Të dy futbollistëve u skadojnë kontratat në qershor të vitit 2027. Megjithatë, Manchester United ka një klauzolë që i mundëson zgjatjen e marrëveshjes me Fernandesin edhe për një vit.

Ndërkohë, Van Dijk ka lënë të kuptohet se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli.

Mosha konsiderohet arsyeja kryesore pse Barcelona nuk po i shqyrton këto dy mundësi. Van Dijk do t’i mbushë 36 vjet në korrik të vitit 2027, ndërsa Fernandes aktualisht është 32-vjeçar.

Përveç tyre, Flick ka përjashtuar nga planet edhe sulmuesin e Tottenhamit, Richarlison, si dhe futbollistin japonez të Brightonit, Kaoru Mitoma.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë: Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës

Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë: Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës

Vrasja në Suharekë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës

Vrasja në Suharekë ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës

Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur

Prokuroria e Prizrenit: Viktimës iu mor jeta në prani të gruas dhe vajzës së mitur