Hyrja e Kuvendit bllokohet me kombi, qytetari: Mos të dalin deputetët pa u votuar ligji

Hyrja e Kuvendit bllokohet me kombi, qytetari: Mos të dalin deputetët pa u votuar ligji
Një qytetar që po proteston para Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se protestuesit e kanë kryer pjesën e tyre të punës dhe se tashmë u takon deputetëve të bëjnë të njëjtën gjë. Ai tha se gjatë protestës kanë pasur edhe një keqkuptim me Policinë e Kosovës, ndërsa shpjegoi arsyen e vendosjes së një kombi para […]

Një qytetar që po proteston para Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se protestuesit e kanë kryer pjesën e tyre të punës dhe se tashmë u takon deputetëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Ai tha se gjatë protestës kanë pasur edhe një keqkuptim me Policinë e Kosovës, ndërsa shpjegoi arsyen e vendosjes së një kombi para hyrjes së Kuvendit.

“Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kombit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha qytetari.

Protestuesit po kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve