Huthët godasin infrastrukturën e naftës saudite, Riadi shton sulmet në Jemen

Huthët godasin infrastrukturën e naftës saudite, Riadi shton sulmet në Jemen

Huthët godasin infrastrukturën e naftës saudite, Riadi shton sulmet në Jemen

Arabia Saudite dhe rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, po shkëmbejnë sulme gjithnjë e më intensive ndaj objektivave strategjikë, përfshirë infrastrukturën e naftës dhe portet, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të luftimeve mes dy palëve.

Një predhë goditi të enjten një rafineri nafte në rajonin Jazan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, duke vrarë një punëtor nga Nepali dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas Ministrisë saudite të Energjisë.

Sponsor 3M Express

Sulmi shkaktoi zjarr dhe pezulloi përkohësisht disa operacione në këtë objekt, bëri të ditur ministria.

Sulmi ndodhi një ditë pasi Huthët pretenduan se kishin goditur rafinerinë më të madhe të naftës në Arabinë Saudite, në Ras Tanura. Pamjet satelitore të realizuara të mërkurën treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihej nga gadishulli bregdetar pas sulmit.

Zëdhënësi i Huthëve, Yahya Saree, tha se sulmet “ishin të sakta dhe të drejtpërdrejta” dhe shkaktuan zjarr në objektin e Ras Tanuras, pjesë e një prej terminaleve më të mëdha në botë për eksportin e naftës bruto.

Një burim nga sektori i transportit detar i tha CNN-it të enjten se ngarkimi i naftës në terminal ishte pezulluar pas sulmit. Nuk dihet nëse operacionet kanë rifilluar.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi të mërkurën se kishte kapur dhe shkatërruar katër dronë mbi Ras Tanura, në provincën lindore të mbretërisë. Përgjimi shkaktoi rënien e mbetjeve, por nuk pati të lënduar, tha zëdhënësi i koalicionit, gjeneralmajor Turki Al-Malki, duke iu referuar një vlerësimi fillestar.

Ministria shtoi se ekipet e emergjencës dhe ato teknike po vlerësonin dëmet dhe po kontrollonin sigurinë e objektit.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Çfarë ndodh nëse gaboni marshin dhe motori merr xhiro shumë të larta?

Çfarë ndodh nëse gaboni marshin dhe motori merr xhiro shumë të larta?

Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, bindës ndaj Omonias

Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, bindës ndaj Omonias

Jona shpërthen ndaj produksionit të BBVK-së: Tani po e kuptoj çfarë kanë bërë, më mbanin ligjërata për bullizmin, ndërkohë vetë ushtruan bullizëm ndaj meje

Jona shpërthen ndaj produksionit të BBVK-së: Tani po e kuptoj çfarë kanë bërë, më mbanin ligjërata për bullizmin, ndërkohë vetë ushtruan bullizëm ndaj meje