Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është goditur nga një veturë derisa po punonte.

Sipas ANSA, viktima është M.H, i cili po punonte në riparimin e rrugës A18, në aksin Messina-Catania.
Vetura që po lëvizte në autostradë ka hyrë në kantierin e nderetimit dhe ka goditur 64-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas aksidentit, zona është rrethuar nga autoritetet, ndërsa në vendngjarje kanë dalë zyrtarët e Policisë së Autostradave, të cilët po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.





