Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti është shprehur skeptik rreth ndikimit që mund të ketë Projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në një konferencë për media, ai tha se nuk është i bindur që ky Projektligj mund t’i bëjë ndryshimet e nevojshme për një mbrojtje të duhur për krerët e UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Hoti tha se reagimet e Bashkimit Evropian rreth kësaj çështje janë të pritura.
“Unë si Andin, nuk jam shumë i bindur të them të drejtën për Projektligjin që do të bëjë ndryshimet e nevojshme, që të kenë një mbrojtje të duhur, udhëheqësit tanë të UÇK-së që janë sot në Hagë. Reagimet e BE-së janë të pritura, sepse të them të drejtën që një nga pikat që potencohen në Kushtetutë për ndryshimin e atij ligji, theksohet se do duhej të kishte një konsultim me Bashkimin Evropian”, tha Hoti.




