Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc, Adrian Skeraj, ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të punimeve për zgjerimin dhe shtrimin e rrugës në këtë fshat të Komunës së Dragashit.
Skeraj ka shprehur shqetësim lidhur me materialin që po përdoret, duke pretenduar se ai nuk është i përshtatshëm për shtrimin e rrugës.
“Rruga nuk mund të shtrohet me këtë lloj guri. Ky nuk është gurë, është gjysmë baltë, gjysmë gurë. Nëse kompania që po kryen punimet në fshatin Rrenc është mësuar t’i shtrojë rrugët në këtë formë, tek ne kjo lloj pune nuk kalon”, ka deklaruar Skeraj.
Ai ka kërkuar që punimet të mos vazhdojnë në këtë formë, duke ngritur shqetësime për cilësinë e materialit dhe mënyrën e realizimit të punimeve. /Telegrafi/




