Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës

Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të ndajë më shumë informacion rreth vdekjes së një punonjësi të një laboratori të murtajës në Siberi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën “shumë nga afër”. “Është përgjegjësi e Rusisë që, natyrisht, të ndajë më shumë informacion me botën”, tha Rubio […]

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të ndajë më shumë informacion rreth vdekjes së një punonjësi të një laboratori të murtajës në Siberi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën “shumë nga afër”.

“Është përgjegjësi e Rusisë që, natyrisht, të ndajë më shumë informacion me botën”, tha Rubio të martën para gazetarëve në Islandë.

“Po e ndjekim situatën shumë nga afër, orë pas ore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Një punonjës i institutit kërkimor për murtajën në Siberi u sëmur dhe vdiq të premten, në rrethana që nuk janë bërë të ditura. Ngjarja ka bërë që autoritetet të vendosin në karantinë dhjetëra persona, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar shqetësimet për shëndetin publik.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e vdekjes apo shkallën e rrezikut.

Rubio tha se SHBA-ja ka masa dhe kapacitete që mund të përdoren për të ndihmuar Rusinë nëse situata rezulton më serioze nga sa është bërë e ditur deri tani.

Megjithatë, ai theksoi se Uashingtoni ka nevojë për më shumë informacion përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Rusinë nëse do të ishte e nevojshme, duke e cilësuar situatën si një “problem të madh për Rusinë”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Si ta pastroni siç duhet furçën rrotulluese të një fshesë me korrent

Si ta pastroni siç duhet furçën rrotulluese të një fshesë me korrent

Nga këpucët te dehidratimi, shtatë arsye për dhimbjet e këmbëve

Nga këpucët te dehidratimi, shtatë arsye për dhimbjet e këmbëve

Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte, publikisht zotohem se Ligji për dhomat e Specializuara do të votohet të enjten në lexim të dytë

Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte, publikisht zotohem se Ligji për dhomat e Specializuara do të votohet të enjten në lexim të dytë