Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia në Kosovë të trajtohen përmes protokolleve përkatëse dhe të monitorohen nga institucionet, në mënyrë që të parandalohen shkeljet e ligjeve dhe cenimi i rendit kushtetues.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit, Haradinaj ka theksuar se gjatë këtyre vizitave duhet të zbatohen ligjet e Kosovës dhe se institucionet duhet të reagojnë ndaj çdo deklarate që nxit urrejtje apo përçarje.
“Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi … Kur vijnë politikanët nëpër tempuj fetar e bëjnë deklaratë përçarëse nxisin urrejtje ju e dini që ajo shkakton pasoja. Unë e kuptoj që është një zinxhir i institucioneve por ju lutem mos lejoni me na u përsërit kjo njëherë tjetër”, është shprehur Haradinaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





