Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë

Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë

Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Transit 3”, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim transportonin kundrejt pagesës katër shtetas kinezë, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Sponsor 3M Express

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, pas marrjes së informacioneve për transportimin e paligjshëm të emigrantëve, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

Në pranga përfundoi M. M., 19 vjeç, banues në Konispol, ndërsa në kërkim u shpall A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë.

Sipas policisë, 19-vjeçari monitoronte rrugën për të sinjalizuar praninë e uniformave blu, ndërsa bashkëpunëtori i tij transportonte me automjet katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në afërsi të Konispolit, 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua me vrap, duke përfituar nga errësira dhe terreni.

Policia ka sekuestruar dy automjetet që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari, ndërsa vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

Përleshja e përgjakshme në Gjilan, QKUK-ja jep detaje për gjendjen shëndetësore të 17-vjeçarit të therur me thikë

“Mosmarrëveshjeje pronësore”, tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

“Mosmarrëveshjeje pronësore”, tentoi ta vriste vëllain me AK-47, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit në Gjakovë

Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Kosovari në kërkim në Shqipëri, dyshohet se transportonte katër kinezë drejt Greqisë | Momenti