Hapi i parë u kalua, Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen

Hapi i parë u kalua, Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen
Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim, në mënyrë unanime me 9 vota për, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në votim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë votuar pro projektligjit. Kryetari i Komisionit për Legjislacion, […]

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim, në mënyrë unanime me 9 vota për, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në votim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të cilët kanë votuar pro projektligjit.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se kundërshtimet dhe reagimet ndaj kësaj strukture normative, sipas tij, është dashur të bëheshin në vitin 2015 dhe jo tani.

“Reagimet dhe kundërshtimet që janë bërë kundër kësaj strukture normative që e ka bërë Kuvendi i Kosovës, është dashur të bëheshin në verën e vitit 2015, e jo në vjeshtën e vitit 2026”, deklaroi Qorrolli.

Ai theksoi se Komisioni është i unifikuar sa i përket qëndrimit për ndryshimet ligjore.

“Jemi në një situatë ku ne si komision, të gjithë njëzëri do ta miratojmë. Ne jemi këtu për të dhënë votën tonë pro këtyre ndryshimeve në ligj”, tha Qorrolli.

Pas votimit, Qorrolli konstatoi se Projektligji u miratua në parim me 9 vota për, pa vota kundër apo abstenime. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve