Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 10 tetor në fshatin Joshevik të Zveçanit, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë para e dokumente personale.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur mes orës 12:00 dhe 13:00, ndërsa është raportuar në Polici rreth orës 16:50.
Sipas deklarimit të pronarit të shtëpisë, Sreqko Gvozdenoviq, nga shtëpia është marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin 750 euro para të gatshme, letërnjoftimi dhe patentë-shoferi i Kosovës, si dhe një letërnjoftim i Serbisë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer këqyrjen e lokacionit.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa procedura është iniciuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Personi apo personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar dhe rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Hajnat hyjnë në shtëpi në Zveçan – marrin 750 euro dhe dokumente personale appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




