Haaland dhuron një libër me vlerë 100 mijë funte për bibliotekën e qytetit

Haaland dhuron një libër me vlerë 100 mijë funte për bibliotekën e qytetit

Haaland dhuron një libër me vlerë 100 mijë funte për bibliotekën e qytetit

Sulmuesi i Manchester Cityt dhe babai i tij, Alf-Inge Haaland, e kishin blerë librin në dhjetor, për 1.3 milionë korona norvegjeze. Kjo konsiderohet shitja më e shtrenjtë e një libri në historinë e Norvegjisë.

Bëhet fjalë për një botim të vitit 1594 të veprës “Heimskringla”, të autorit islandez Snorri Sturluson, e shkruar në shekullin e 13-të. Libri përmban tregime historike për mbretërit, mbretëreshat, luftëtarët dhe jetën e popujve vikingë.

Sponsor 3M Express

Haaland ka vendosur t’ia dhurojë bibliotekës së Brynes kopjen e vetme të mbijetuar të këtij botimi, në mënyrë që ajo të ekspozohet dhe të jetë e qasshme për publikun.

“Dua që libri të jetë gjithmonë i hapur, në mënyrë që njerëzit të lexojnë për ata që vijnë nga vendi prej nga vij edhe unë, nga Bryne dhe Jaeren”, ka thënë Haaland për mediat norvegjeze.

Ai ka theksuar se futbolli ia ka mundësuar realizimin e ëndrrave të tij, por jo të gjithë kanë mundësi ta përjetojnë një sukses të tillë.

“Librat u japin shumë më tepër njerëzve mundësinë të ëndërrojnë, të shohin mundësi të reja dhe të gjejnë rrugën e tyre”, ka thënë sulmuesi norvegjez.

Ndonëse pranon se vetë nuk ka qenë lexues i rregullt, Haaland ka treguar se gjithmonë ka pasur interesim për librat që lidhen me vikingët dhe anijet. Ai gjithashtu ka zbuluar se çdo mbrëmje i lexon libra djalit të tij.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Haaland ka ftuar fëmijët dhe të rinjtë që të marrin pjesë në një garë leximi, e cila do të zgjasë gjatë muajve nëntor dhe janar.

Rreth 170 nxënës nga shkollat pjesëmarrëse do të angazhohen për të lexuar sa më shumë libra. Në fund, dy klasa dhe dy fitues individualë do të shpërblehen me mundësinë për të ndjekur një ndeshje ndërkombëtare në stadiumin Ullevaal në Oslo, gjatë Pashkëve të vitit 2027.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Joan Laporta shpallet presidenti më i mirë i vitit në Golden Boy 2026

Joan Laporta shpallet presidenti më i mirë i vitit në Golden Boy 2026

Labinot Rexha pendohet për fjalët që ia tha Elijonës në BBVK: S’mund të flasësh për një jetime, kam gabuar

Labinot Rexha pendohet për fjalët që ia tha Elijonës në BBVK: S’mund të flasësh për një jetime, kam gabuar

Izraeli me dy mungesa ndaj Kosovës, jashtë edhe talenti i Barcelonës

Izraeli me dy mungesa ndaj Kosovës, jashtë edhe talenti i Barcelonës