Franca akuzon Iranin për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në qindra supermarkete

Franca akuzon Iranin për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në qindra supermarkete

Franca akuzon Iranin për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në qindra supermarkete

Franca ka akuzuar Iranin se qëndron prapa sulmeve kibernetike që muajin e kaluar shkaktuan rritjen e temperaturave në frigoriferët dhe ngrirësit e qindra supermarketeve në vend, duke dëmtuar produkte ushqimore me vlerë prej miliona eurosh.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka deklaruar në një konferencë për media se sulmi është kryer nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC).

Sponsor 3M Express

Ai e cilësoi sulmin si “të paprecedentë për nga përmasat dhe niveli i agresivitetit”, duke paralajmëruar se Franca do të kërkojë vendosjen e sanksioneve në nivel evropian ndaj të gjithë personave përgjegjës.

Sulmi kibernetik ndodhi muajin e kaluar, kur hakerët arritën të merrnin kontrollin e programeve që rregullojnë temperaturën e pajisjeve frigoriferike në supermarkete.

Më shumë se 100 supermarkete të rrjetit Coopérative U u prekën nga sulmi, si dhe 180 dyqane të rrjetit Intermarché dhe markës së tij Netto.

Në disa prej dyqaneve, temperaturat e frigoriferëve thuhet se janë rritur deri në 50 gradë Celsius gjatë natës, duke shkaktuar prishjen e produkteve të freskëta dhe atyre të ngrira.

Ndërkohë, javën e kaluar, dhjetëra supermarkete në shtatë shtete të tjera evropiane u prekën nga një sulm i ngjashëm që kishte në shënjestër sistemet e frigoriferëve dhe ngrirësve. Ende nuk dihet nëse këto incidente kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Irani ende nuk ka reaguar ndaj akuzave të autoriteteve franceze.

Ndërkaq, prokuroria në Paris ka hapur një hetim ndaj drejtuesit të një njësie të sulmeve kibernetike të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, si dhe dy zëvendësve të tij.

Prokurorja Laure Beccuau ka identifikuar njësinë si “Shahid Kaveh”, për të cilën tha se ka lidhje me qendrën elektronike dhe kibernetike të Gardës Revolucionare Islamike.

Sipas BBC-së, sulmi i 11 tetorit kishte shfrytëzuar qasjen në programet që kontrollojnë temperaturën e pajisjeve frigoriferike të përdorura në shumë supermarkete franceze.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

Harry Kane fitoi ‘Topin e Artë’, por lihet jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFPRO

Harry Kane fitoi ‘Topin e Artë’, por lihet jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFPRO