Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka komentuar zhvillimet politike dhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, gjatë një interviste për Klan Kosovën, me gazetaren Endrita Bajrami.
Gucati u ka bërë thirrje deputetëve që fillimisht të votojnë Projektligjin për Specialen dhe më pas të procedojnë me zgjedhjen e presidentit.
“Ne do të qëndrojmë deri në orën 24:00, deri të përmbyllet Kuvendi krejt. Ju bëj thirrje edhe për president, po ma së pari ju bëj thirrje me votu ligjin”, tha Gucati.
Duke iu referuar deklaratave të Kurtit, Gucati tha se tashmë “nuk ka më veresi”, duke kërkuar që procesi të përfundojë me votimin e ndryshimeve ligjore dhe më pas të zgjidhet presidenti.
“Nuk ka më veresi. Merre mallin, m’i bjen paret mas ni muj dite. Duhet me u kalu plotësim-ndryshimi i ligjit në lexim të dytë, me u votu edhe me hy me votu presidentin menjëherë. Këta janë tu bo pazare politike”, u shpreh Gucati për Klan Kosova.




