Gruaja denoncon vjehrrin për keqtrajtim psikik, burri dyshohet se e mbylli në oborr – arrestohen të dy

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 10 tetor në fshatin Ramoc të Gjakovës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, A.N, ka deklaruar se në vazhdimësi është keqtrajtuar psikikisht nga vjehrri i saj, D.N.

Sipas deklarimit të saj, ditën e incidentit bashkëshorti, A.N, dyshohet se i ka mbyllur derën e oborrit dhe nuk e ka lejuar të largohej nga shtëpia.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, si dhe ka refuzuar strehimin dhe urdhrin mbrojtës. Gjatë trajtimit të rastit ka qenë i pranishëm edhe punëtori social.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar lidhur me rastin.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, A.N dhe D.N janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja denoncon vjehrrin për keqtrajtim psikik, burri dyshohet se e mbylli në oborr – arrestohen të dy appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Shkencëtarët zbulojnë një sistem të ri pastrimi në sy

Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

Pronari denoncon për Sinjalin: Dy net radhazi, i njëjti person vjen dhe vjedh shishe alkooli në marketin e tij në Ferizaj

“Mbështesim Kosovën”, Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

“Mbështesim Kosovën”, Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Gruaja denoncon vjehrrin për keqtrajtim psikik, burri dyshohet se e mbylli në oborr – arrestohen të dy | Momenti