Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve

Raporton: Dosja

Sponsor 3M Express

Ashtu edhe siç konsultohet më 29 qershor, të enjten e 2 korrikut Nora takohet sërish me gjyqtarin para se e njëjta të shkoj tek kompania e sigurimeve për të tentuar për të arritur një marrëveshje për kompensim.

Në këtë takim, gjyqtari Avdirrahman Gashi i thotë sërish Norës që të flas me përfaqësuesin e kompanisë në emër të tij, dhe i premton se do ta kontaktoj dhe do të tentoj të arrij një marrëveshje në favor të saj.

Megjithatë, ai e kritikon Norën se duhej të ishte interesuar tek ai për rezultatin e ekspertizës dhe t’i kërkonte që të mos e informonte kompaninë e sigurimeve se rezultati nuk ishte në favor të fëmijës së saj.

Ai i thotë se do ta gënjente kompaninë se ekspertiza nuk ka përfunduar, dhe Nora do të mund ta shfrytëzonte mundësinë që të arrinte marrëveshje duke ia njohur sëmundjen si të fituar nga aksidenti.

Ndërsa, kur Nora i përmend mundësinë e ofrimit të një dhurate, gjyqtari Gashi përgjigjet se dëshiron vetëm ‘rrumbullakin’, shprehje kjo që, sipas kontekstit të bisedës, i referohet pjesëve intime.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Tash edhe kisha fol ndryshe po oshtë problem, nuk kuptohet ai drejtori, su kanë qajo ekspertizë se kish fol ndryshe, mos me kanë qëkjo ekspertizë. Me pas këto ekspertizë si u shku në institut e kisha nuk kuptohet marr a pa këtë ekspertizë veç me më pas mua hej çka është ekspertiza gjyqtar kallëzon kur ta vjen s’po del mirë, jo me shty me ekspert, nuk kuptohet u shty me ekspert.

Nora: Po s’kom ditë o gjyqtar.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: A mundesh me u shty me shtet?

Nora: Jo.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Si vjen ekspertiza s’është në favor tonin, gjyqtar he, a po na ndihmon mos ia qo kompanisë hiç me ditën çka u ba. Le në tavolinë. Edhe kishit ardh hala me shku me bisedu qëtë bisedë. Pa ardh ekspertiza u kanë kallaj.

Nora: Gjyqtar edhe qëtash mundesh me ndryshu.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Pa ardh qajo ekspertizë, ai e ka pas ma lehtë.

Nora: Edhe tash mundesh me ndryshu, se edhe pse ekszpertiza.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Unë po.

Nora: Edhe pse ekspertiza 50/50.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: 50/50 po ai drejtori se lenë sia jep kompetencat këtij

Nora: Po ti me Lumin e bon.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Kom me fol ko me bo qmos.

Nora: Ti e dinë, ni dhuratë ti edhe ti, dytë.

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Rrumullak.

Nora : Rrumullak mos bo hajgare. Dhuratë, mos bo hajgare se pasha Zote jom lodh.

Ndërsa, në fund të takimit, para se pala të dalë nga zyra, gjyqtari Gashi përkundër se është në ambient pune dhe po flet me palë në procedurë, përdorë gjuhe të papërshtatshme.

“Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Fortë kom me të q* a?

Nora: Qysh?

Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Kena mu q* fortë”.

Përkundër dhimbjeve në njërën anë, dhe frikës në anën tjetër, Nora thotë se nuk u dorëzua për të vërteten.

Nuk kom dashtë ma me u tërheq, kom deshtë me lanë me fol se e disha ë kom prova, e kom pas telefonin tu incizu, e kom pas pak frikë po prap dojsha me mujt frikën e me kap të vërtetën.Më ka fol shumë fjalë banale atë ditë, më ka bind që ky e ka qëllimin me dalë me mu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes

PSG-ja e frikshme në Spanjë, katër gola brenda tetë minutave

PSG-ja e frikshme në Spanjë, katër gola brenda tetë minutave

“Ditët i ke të numëruara”, avokati Berisha zbulon kërcënimin që Arlinda e kishte marrë një vit më herët nga ish-burri i saj

“Ditët i ke të numëruara”, avokati Berisha zbulon kërcënimin që Arlinda e kishte marrë një vit më herët nga ish-burri i saj