Kërcënimi se “krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty” ishte një nga paralajmërimet që Arlinda Zekaj i kishte bërë të ditur familjes shumë kohë para vrasjes. Avokati i familjes, Besnik R. BERISHA, ka zbuluar se më 12 nëntor 2025, ajo i kishte dërguar një mesazh vëllait, duke e njoftuar për fjalët kërcënuese që, sipas saj, ia kishte thënë bashkëshorti, Jeton Sylaj.

Gjatë deklarimit të tij, Berisha theksoi se vrasja e Arlindës nuk mund të shihet vetëm si një akt i kryer në natën kur ajo u vra, pasi, sipas tij, rreziku ishte paralajmëruar shumë më herët dhe për këtë ekzistojnë prova konkrete.
“Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur”, citoi Berisha mesazhin që Arlinda ia kishte dërguar vëllait të saj.
Avokati në “Debat Plus” kritikoi edhe mënyrën se si institucionet i kishin trajtuar kërkesat e Arlindës për ndihmë dhe mbrojtje.
Ai tha se askush nuk pret që institucionet të jenë të pagabueshme, por, sipas tij, është e papranueshme që thirrjet për ndihmë të një qytetareje të shpërfillen në atë masë.
“Arlinda shkoi fizikisht nga kjo jetë në mënyrën më tinzare të mundshme ku një i ligë ia mori jetën, por duhet ta nënvizoj edhe një fakt që jeta e Arlindës nuk është marrë vetëm atë natë, si veprim ka ndodhë atë natë por si planifkim si paralajmërim së paku kemi prova të prekshme me paralajmërim shumë më herët se ditët i ke të numëruara. Arlinda më 12 nëntor të vitit 2025, një vit më herët, i shkruan vëllait të saj (nuk e permend emrin) dhe i thotë vetëm po dua me të njoftu se Jetoni më paralajmëroi se krejt Kosova ka me marrë vesh se çka ka me ndodhë me ty, shijoj edhe këto ditë që të kanë mbetur. Ky është një parafrazim e 95% e tekstit, tw cilin ne tash e kemi si mesazh dhe qw e kemi deponu aty ku e ka adresw.”, u shpreh Berisha.
Berisha bëri të ditur se familja nuk kërkon drejtësi hakmarrëse, por përgjegjësi dhe drejtësi për Arlindën, si dhe për gratë e tjera që përballen me dhunë dhe presin mbrojtje nga institucionet.
“Ne jemi të interesuar për drejtësi, jo drejtësi hakmarrëse, për një person që ka humbur jetën në mënyrën më makabre të mundshme, por edhe për ato gra që janë në pritje për këtë drejtësi dhe për ato viktima të cilat nuk dinë me shkrujt e nuk njohin askënd në Polici e Prokurori”, deklaroi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




