Çfarë ndodhi ditën e arrestimit të gjyqtarit Avdirrahman Gashi?

Çfarë ndodhi ditën e arrestimit të gjyqtarit Avdirrahman Gashi?

Çfarë ndodhi ditën e arrestimit të gjyqtarit Avdirrahman Gashi?

Raporton: Dosja

Sponsor 3M Express

Ajo thotë se me kërkesë të gjyqtarit, e kishin lënë të shoqëroheshin edhe në motel në ora 11 të 14 gushtit 2026.

E njëjta ishte ftuar nga gjyqtari që të shkonte dhe ta merrte me veturë para kohës së pauzës.

Ndërsa gjatë rrugës për në motel, i kishte ofruar zarfin me 500 euro, në formë të dhuratës. Ajo thotë se me kërkesë të gjyqtarit, e kishin lënë të shoqëroheshin edhe në motel në ora 11 të 14 gushtit 2026.

E njëjta ishte ftuar nga gjyqtari që të shkonte dhe ta merrte me veturë para kohës së pauzës.

Ndërsa gjatë rrugës për në motel, i kishte ofruar zarfin me 500 euro, në formë të dhuratës.

Nora: U dalë vet u ardh në kerr tamin, edhe qysh jemi dakordu me prokurorin me shku qat vet, kemi nis me shku. Gjatë rrugës në kerr unë i kom thanë, ja kom dhanë paret

Gazetarja: Sa ka qenë shuma?

Nora: 500 euro, do me thanë i kom marrë prej shtetit, prokuroria qysh mi kanë bo i kom lanë në zarf edhe ia kom thanë.

Gazetarja: Çka i ke thanë?

Nora: I kom thanë merre qet dhuratë. Jo tha se shumë. Thash jo, jo çka ke bo ti për mu e fëminë tem, kjo ma e pakta është. Po ki me më premtu, se s’dojsha me dalë që jena në hetim. Thash që këna me dalë unë e ti prap edhe kom më të dhanë dhuratë prap tha jo se kjo s’është kurgjo, ti për mu me ke dhanë boll, po ma jep po dalim. E potencoj çka është dhuratë ma e madhe, a e dinë me emër e përmendke.

Gazetarja: Ka nënkuptu raportin seksual?

Nora: Po.

Nora: Mandej ka nisi jom kujdestar e kom lanë gjykatën vet, me nënshkrujt një dokument qysh me nënshkrujt s’ka kush deri 12 s’është pauza, kom ditën e fundit. Më ka zanë tha pak panimu, edhe zarfin veç një herë ma ka shty. Jo tha, a e din. I thash jo, jo gjithqysh ki me marrë se dhuratë po du me bo për ty. E mur e boni qështu, o tha kokan goxha shumë. I thash ma e pakta që muj me bo për ty edhe e ka shti xhep mbrapa.

Gazetarja: Nuk e ka hap?

Nora: Jo veç e ka ditë që ka shumë e ka prek kshtu. E ka shti në xhep prej anës së djatht.

Tutje, Nora tregon për momentet e fundit, momentin kur kanë arritur në motel dhe policia ka ndërhyrë për të bërë arrestimin e tij.

“Kena mbrri te moteli, e kom shti në motel. Ata e kom shti në dhomë unë jom dalë prap për me çel rampën se kisha frikë mos pom sulmon, ju tutsha. Edhe për me dalë prap prej dhomës i kom thanë po dalë se kom harru telefonin edhe kuletën se unë e boj pagesën krejt. A tha sot i kom free krejt. I thash po. E unë me qëllim i lash telefon me kuletë në kerr, edhe jom dalë i kom çel nuk e di qysh se ka ndi kur e kom çel rampën. Jom hy brenda në dhomë e kom lshu telefon e kuletë në tavolinë, ai veç ish kon desh knej naltë. Unë jom hy në banjo e kom mshel derën me çelës se u tutsha pom sulmon a diçka, edhe e disha që kanë me hi mrena. Edhe qaty ka përfundu tmerri jem që e kom përjetu prej tina kur kanë ardh policia e kanë arrestu”, ka thënë Nora.

“Në rastin konkret konsideroj që janë mbledhur prova të mjaftueshme për t’u vërtetuar qoftë vepra penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare si vepër penale për të cilën edhe janë inicuar hetimet. Kjo për faktin se duke e ditur figurën e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare e cila konsiston në qoftë tejkalimin e kompetencave apo mos përmbushjen e të njëjtave me qëllime që vetes apo palës tjetër apo personit tjetër t’i sillet t’i sjellet dobi apo që dikujt i shkaktohet dëm apo t’i shkelen seriozisht të drejtat e që në rastin konkret kemi disa ë të themi përmbushje të elementeve të kësaj vepre penale që janë të mjaftueshme për prokurorinë për të ngritur aktakuzë konsideroj dhe në drejtim të veprës penale të marrjes së ryshfetit ë ku ë në ditën kritike ë gjyqtari në rastin konkret ka pranuar edhe ryshfet të dre drejtpërdrejtë nga pala ë përmes masës së simulimit ku edhe të holla të cilat janë siguruar nga vetë prokuroria gjyqtari i ka pranuar. Këto të holla janë zënë pas arrestimit dhe janë zënë në disponim apo në brenda rrobave dhe të disponimit të gjyqtarit.

Gjyqtari Gashi është arrestuar më 14 gusht, dhe është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë edhe për caktimin e masës së paraburgimit. Mirëpo ndaj tij gjykata ka marrë aktvendim për arrest shtëpiak.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni parashtruar pyetje, Prokuroria Speciale ju njofton se është duke i zhvilluar hetimet sipas procedurave standarde, në përputhje me ligjet në fuqi. Në rastin konkret fillimisht është caktuar masa e paraburgimit, e cila më vonë është zëvendësuar nga Gjykata me masën e arrestit shtëpiak dhe në raport me këtë, Prokuroria Speciale ka ushtruar ankesë. Ndërsa, sa i përket çështje së ngritjes së aktakuzës, PSRK pas përfundimit të tërësishëm të hetimeve do ta vlerësoj rastin në raport me ngritjen e aktakuzës”, ka thënë Arbnora LUTA, Zyrtare për komunikim me publikun në PSRK.

“Dosja” ka tentuar të marrë përgjigje nga avokati i autorizuar nga gjyqtari, Halit Shaljani.

Mirëpo i njëjti ka thënë se versionin e tyre do ta japin në gjykatë, pasi vlerësojnë se nuk ka nevojë të gjykoj publiku dhe duke pretenduar se mund të prishen hetimet.

Emisioni ‘Dosja’ ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga avokati i Norës në procedurës civile, Shpëtim Sadiku. Megjithatë, ai nuk ka pranuar të deklarohet me arsyetimin se nuk ishte në dijeni të pjesës penale, andaj nuk do dëshironte të fliste për pjesën civile.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Krasniqi: Institucionet e shtetit janë mbush me kusheri, dajë, teze e halla – e dhimbshme se si është shëndrru në çiflig

Krasniqi: Institucionet e shtetit janë mbush me kusheri, dajë, teze e halla – e dhimbshme se si është shëndrru në çiflig

AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë hap rrugën për përparim politik në Kosovë

AP e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë hap rrugën për përparim politik në Kosovë

Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO

Hoxhaj në Konferencën e Sigurisë në Berlin, kërkon anëtarësim të Kosovës në NATO