Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Pas takimit, Gjini ka bërë të ditur se diplomaten amerikane e ka njoftuar me qëndrimet e Aleancës lidhur me krizën energjetike, si dhe me çështjet e tjera me të cilat po përballet vendi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Aleanca do të mbetet e palëkundur në mbrojtjen e demokracisë.
“ Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë”, ka shkruar Gjini.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





