Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime

Është gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan.

Sponsor 3M Express

Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament në lagjen “Qemal Stafa”, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një, raporton euronews.al.

Nga ngjarja humbi jetën edhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë godinën, e cila është shpallur e pabanueshme. Banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

Lexo edhe

Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

Ekskluzive | Këta janë 22 të dyshuarit në megaaksionin kundër bixhozit ilegal në Prizren, Suharekë e Dragash – bastisje, arrestime dhe armë të sekuestruara

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren

YouTube po përgatit një rrjet të ri social

YouTube po përgatit një rrjet të ri social

Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime | Momenti