Një burrë me moshë të panjohur u gjet i vdekur në anë të autostradës sot, pasi, sipas informacioneve fillestare, u godit nga një automjet, shoferi i të cilit u largua nga vendi i aksidentit.
Personi vdiq nga plagët e marra në vendngjarje. Ekipet e policisë kryen inspektim, ndërsa shërbimet kompetente po marrin masa për të përcaktuar identitetin e të ndjerit, si dhe për të gjetur automjetin dhe shoferin që mori pjesë në aksident.
Rastin e konfirmoi edhe Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, gjatë një paraqitjeje në televizionin Kanal 5.
“Sot kemi një rast të tillë. Një burrë u shtyp dhe u gjet në autostradë, i vdekur në vendin e ngjarjes”, tha Toshkovski.
Policia po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia, si dhe për të identifikuar dhe gjetur shoferin që u largua nga vendi i ngjarjes.
Më shumë detaje rreth rastit priten pas përfundimit të inspektimit dhe veprimeve hetimore të ndërmarra.




