Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, e cila është bashkëshorte e njërit dhe reja e tjetrit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje, më 10 tetor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.




