Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe ish- presidenti serb Alleksandar Vuçiq kanë lidhje të drejtpërdrejta, dhe se përgjegjësia për veprimet që kanë ndodhur në rajon duhet të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.

Në emisonin “Edicioni Special, ai komentoi lidhjet e Radoiçiqit me njerëzit e afërt të Vuçiqit, duke thënë se rasti i Banjskës nuk mund të shihet i shkëputur nga mbështetja që, sipas tij, i është dhënë Radoiçiqit nga strukturat në pushtet në Serbi.
“Ku është Radoiçiqi, është edhe Vuçiqi. Të gjithë këta persona autokratë, në fund, pjesa më e madhe e tyre përfundojnë para organeve të drejtësisë për të dhënë shpjegime për të gjitha të bëmat gjatë periudhës sa kanë qenë në mandat”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova.




