Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kapën duke zhvilluar gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Rasti është evidentuar të martën, më 24 nëntor, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar dy shoferët, të cilët po garonin me veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj shoferëve me inicialet L.V., 23-vjeçar, dhe T.P., 22-vjeçar, është shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke theksuar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





