Kapën duke garuar me BMW në magjistralen e Muhovcit, dy shoferë dënohen me gjobë

Kapën duke garuar me BMW në magjistralen e Muhovcit, dy shoferë dënohen me gjobë

Kapën duke garuar me BMW në magjistralen e Muhovcit, dy shoferë dënohen me gjobë

Dy shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj, pasi janë kapur duke zhvilluar gara të shpejtësisë me vetura në rrugën magjistrale, në fshatin Muhovc.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 nëntor 2026, rreth orës 21:48, kur patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka ndaluar dy shoferët që po garonin me veturat e tipit BMW 318 dhe BMW 320.

Ndaj shoferëve L.V. (23 vjeç) dhe T.P. (22 vjeç), Policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative, si dhe masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, duke paralajmëruar se garat e shpejtësisë paraqesin rrezik serioz për jetën e drejtuesve të automjeteve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

LEX | Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet

LEX | Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet

Gabimi që po ju kushton sa herë që lani rrobat, një buton mund t’ju ulë faturën e rrymës

Gabimi që po ju kushton sa herë që lani rrobat, një buton mund t’ju ulë faturën e rrymës

Haxhiu: Kontrolli ndaj grave është dhunë psikologjike dhe ekonomike

Haxhiu: Kontrolli ndaj grave është dhunë psikologjike dhe ekonomike