Gara në Superligën e Kosovës në basketboll po bëhet gjithnjë e më interesante pas nëntë xhirove të zhvilluara.

Në krye të renditjes janë Bashkimi, Trepça dhe Bora, të cilat kanë bilanc identik prej shtatë fitoreve dhe dy humbjeve, me nga 16 pikë.
Në pozitën e katërt renditet Ylli me pesë fitore dhe katër humbje, i ndjekur nga Sigal Prishtina me katër fitore e pesë humbje, që ka 12 pikë.
Ndërkohë, Peja, Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 kanë nga dy fitore dhe shtatë humbje, duke grumbulluar nga 11 pikë. /Klankosova.tv






