Gani Geci ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje për rastin e kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

Gani Geci ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje për rastin e kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

Gani Geci ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje për rastin e kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur gazetarin për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

Sponsor 3M Express

Rasti është duke u hetuar për veprën penale “Kanosja”.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar si gazetari Lirim Mehmetaj, në cilësinë e të dëmtuarit, ashtu edhe i dyshuari Gani Geci.

Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimit të provave relevante për vazhdimin e procedurës.

Në njoftimin e publikuar të martën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Përplasja ka nisur pas një postimi të Mehmetajt lidhur me deklaratat e Fatos Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmetaj ka deklaruar mbrëmë në Debat Plus se nuk do ta fshinte postimin e tij kritik ndaj deputetit, pavarësisht ndërmjetësimit për pajtim mes familjes Geci dhe familjes së gazetarit.

Ai ka treguar se, pas publikimit të postimit, familjarë të Gecit e kishin kontaktuar dhe i kishin kërkuar ta largonte ose t’ia ndryshonte përmbajtjen. Sipas Mehmetajt, pas refuzimit, ai ishte kërcënuar dhe rastin e kishte raportuar në polici.

“Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, më kanë kërcënuar”, ka deklaruar gazetari.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara