Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Gani Geci.

Geci, i ndaluar nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të profesionit të tij, do të përballet me kërkesën për paraburgim, në kohëzgjatje prej një muaji.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca dëgjimore pritet të mbahet nga ora 13:30.
“Po e kemi pranuar kërkesën. Kërkesa është përcaktim i masës së paraburgimit. Seanca dëgjimore pritet të mbahet sot në ora 13:30”, tha Gashi.
Klan Kosova do të ju mbajë të informuar me vendimin e Gjykatës. /Klankosova.tv




