Fuego rrëfen anën e errët të famës në moshë të re, tre herë në prag të…(VIDEO)

Fuego rrëfen anën e errët të famës në moshë të re, tre herë në prag të…(VIDEO)

Fuego rrëfen anën e errët të famës në moshë të re, tre herë në prag të…(VIDEO)

Reperi Fuego në Big Brother VIP Kosova 5, ka bërë një bisedë me Norën, për jetën e tij dhe karrierën, duke zbuluar momente të vështira që ka përjetuar.

Sponsor 3M Express

Ai tregoi se pasioni për muzikën nisi që në moshën 10-vjeçare dhe tekstin e parë e shkroi pas vdekjes së gjyshit, me të cilin kishte një lidhje shumë të veçantë.

“Gjithë e kam dashtë muzikën, me muzikë ja kom nisë kur i kam pasë 10 vjet. Tekstin e parë e kom shkru kur m’ka vdekë gjyshi, jam kanë shumë i afërt me to, qaty e kam pa që di me shkru”, rrëfeu Fuego.

Artisti pranoi se ka kaluar periudha të errëta dhe se gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë ashtu siç kishte dëshiruar.

Pjesa më tronditëse e bisedës ishte kur përmendi tri mbidozat që përjetoi si pasojë e abuzimit me substanca dhe tri vdekjet klinike që përjetoi.

“I kom tri vdekje klinike me 26 vjet, tri overdoza prej abuzimeve… tri herë kam dekë. Krejt ka mi fol se familja jem ka hekë ma së shumti”, u shpreh ai.

Fuego nuk rrëfeu asgjë në detaje sepse paralajmëroi një rrëfim të fuqishëm për jetën e tij tutje, në Big Brother VIP Kosova 5.

Për më shumë nga kjo bisedë:

Lexo edhe

Ekskluzive | Artan Fejza është Drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin

Ekskluzive | Artan Fejza është Drejtori i Prokurimit të Policisë për të cilin IPK rekomandoi suspendimin

Pavarësisht marrëveshjes mes Komunës dhe sindikatës, prindërit bojkotojnë nesër mësimin në shkollën “Ismail Qemali”

Pavarësisht marrëveshjes mes Komunës dhe sindikatës, prindërit bojkotojnë nesër mësimin në shkollën “Ismail Qemali”

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës – drejtori nën hetim për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e tij

Tronditet Prokurimi i Policisë së Kosovës – drejtori nën hetim për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e tij

Fuego rrëfen anën e errët të famës në moshë të re, tre herë në prag të…(VIDEO) | Momenti