Fuego dhe Nichi kanë pasur një diskutim të ashpër gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas shfaqjes së një klipi ku u pasqyruan momentet e provokimit të Fuegos dhe hyrja e tij së bashku me Nichin në banjë.

Fuego tha se ka të drejtë ta provokojë Nichin, pasi, sipas tij, ata janë pjesë e një loje dhe ai nuk ka kaluar kufijtë.
Ai gjithashtu e kritikoi sjelljen xheloze të Nichit ndaj Antonetës, duke thënë se një mashkull që ka pëlqim për një femër nuk duhet ta çojë atë në gjendje të tillë.
“Unë e kam të drejtën totale të provokoj në këtë situatë, normalisht, sepse jemi në një lojë dhe nuk besoj se i kam kaluar limitet. Kur shoh një mashkull që e pëlqen një femër, nuk e çon atë në atë gjendje. Unë besoj se e bën vetëm për publikun, sepse nëse vërtet ke pëlqim, nuk i bën presion dhe nuk e bën të qajë”, tha Fuego.
Deklaratat e tij nxitën reagimin e Nichit, i cili e pyeti nëse kishte burrëri, duke i kujtuar se nuk do t’i afrohej kurrë një femre ndaj së cilës ai kishte shprehur pëlqim.
“A kam shkuar unë te Oleçka për t’ia puthur dorën? A ke farë burrërie, more burrë, të shkosh te femrat që unë ua kam shprehur pëlqimin?”, iu drejtua Nichi.
Fuego ia ktheu duke thënë se Nichi nuk ka asnjë lidhje me Antonetën dhe se xhelozia e tij është e pajustifikueshme.
Ndërkaq, sa i përket skenës në banjë, Fuego tha se gjithçka ishte pjesë e provokimit, me qëllim që ta nxirrte Nichin keq.
“Sa i përket banjës, me thirrje për të ma thyer krenarinë, nuk lejoj askënd të ma thyejë krenarinë. Më përpara dal sonte nga këtu”, u shpreh Fuego.
Për më shumë:





