Franca pezullon mësimin shkollor

Franca pezullon mësimin shkollor
Kryeministri francez njofton pezullimin e mësimit për t’i dëgjuar shqetësimet e nxënësve. Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka folur në parlament për trazirat në shkollat e vendit. Qeveria e Lecornut ka njoftuar se mësimi do të pezullohet nga mëngjesi i së mërkurës deri të premten, shkruan skynews. Ky vendim synon t’u japë drejtuesve të shkollave […]

Kryeministri francez njofton pezullimin e mësimit për t’i dëgjuar shqetësimet e nxënësve.

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka folur në parlament për trazirat në shkollat e vendit.

Qeveria e Lecornut ka njoftuar se mësimi do të pezullohet nga mëngjesi i së mërkurës deri të premten, shkruan skynews.

Ky vendim synon t’u japë drejtuesve të shkollave kohë për të zhvilluar diskutime dhe për të dëgjuar shqetësimet e nxënësve.

“Qëllimi është t’i japim çdo ekipi drejtues dhe çdo drejtorie shkolle kohë për demokraci të brendshme në shkollat e mesme”, tha Lecornu në Asamblenë Kombëtare.

Kryeministri dënoi gjithashtu atë që e cilësoi si “dhunë ekstreme”, e cila, sipas tij, ka trokitur “në dyert e shkollave të mesme”, duke theksuar se e dënon atë pa kushte.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Lecornu, që nga nisja e protestave janë lënduar gjithsej 215 nxënës dhe 85 punonjës të arsimit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

Neymari emocionon Messin para lamtumirës: Ishte nder të shkruaja historinë së bashku me ty

PDK-ja pas pak në konferencë për media

PDK-ja pas pak në konferencë për media

Kushtrim Kelani thotë se 200 veta i shkuan pa ftuar në dasmë

Kushtrim Kelani thotë se 200 veta i shkuan pa ftuar në dasmë