Forumi i biznesit britanik, Kosova synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Forumi i biznesit britanik, Kosova synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Forumi i biznesit britanik, Kosova synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Forumi i Biznesit Britanik në Prishtinë nisi me mesazhe përmbajtjesore për forcimin e miqësisë në aspektin ekonomik mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sponsor 3M Express

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova synon ta zgjerojë partneritetin me Mbretërinë e Bashkuar përtej marrëdhënieve politike dhe diplomatike, duke e vënë theksin te forcimi i lidhjeve ekonomike.

Kurti, në Forumin e Biznesit Britanik në Kosovë 2026, tha se lidhjet ekonomike mund të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme ndërmjet dy popujve, ndërsa bizneset, sipas tij, krijojnë mundësi konkrete përmes vendeve të punës, hapjes së tregjeve dhe qarkullimit të ideve.

“Një ngjarje që synon ta zgjerojë partneritetin tonë me Mbretërinë e Bashkuar përtej marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe diplomatike që kemi. Ndërsa miqësia jonë e kahershme dhe marrëdhëniet diplomatike i kanë afruar dy vendet tona, janë lidhjet ekonomike ato që do të krijojnë lidhje të qëndrueshme ndërmjet popujve tanë. Bizneset bëjnë diçka që qeveritë e vetme nuk mund ta bëjnë. Ato krijojnë mundësi konkrete për njerëzit, duke hapur vende pune, duke hapur tregje dhe duke mundësuar që idetë të kapërcejnë kufijtë. Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar një aleancë të fortë dhe të qëndrueshme që nga viti 1999… Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dëshmohet gjithashtu përmes kontributit të saj në KFOR dhe mbështetjes për sigurinë dhe paqen tonë. Prandaj, është e natyrshme që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona ka qenë veçanërisht i fortë në fushën e mbrojtjes”, tha Kurti.

Ai ka përmendur edhe bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e sigurisë, duke theksuar se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërtuar një aleancë të fortë dhe të qëndrueshme që nga viti 1999.

Kurti ka kujtuar edhe hyrjen e trupave të para të NATO-s në Kosovë, të udhëhequra nga komandanti i atëhershëm i KFOR-it, gjenerali britanik Michael Jackson.

“Dhe nuk mund ta harrojmë kurrë qershorin e vitit 1999, kur trupat e para të NATO-s që hynë në vendin tonë ishin trupat britanike, të udhëhequra nga komandanti i atëhershëm i KFOR-it, gjenerali Michael Jackson. Pra, për një periudhë në Kosovë, Michael Jackson ishte më i famshëm si gjeneral i ushtrisë britanike sesa si Mbreti i Pop-it. Dhe ndoshta, nga ana jonë, ne iu përgjigjëm me mbretëreshën tonë të përbashkët të pop-it, Dua Lipën. Sot, krenohemi me faktin se Kosova nuk ka qenë thjesht përfituese e një mbështetjeje të tillë, por ka marrë gjithashtu një rol aktiv në kontributin për sigurinë ndërkombëtare”, tha Kurti.

Ndërkaq, ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves derisa ka uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentes, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të mbështeten vetëm në historinë e përbashkët, por duhet të zhvillohen përmes bashkëpunimit ekonomik.

Hargreaves tha se kapitulli i ardhshëm i marrëdhënieve Kosovë-Mbretëri e Bashkuar duhet të përqendrohet gjithnjë e më shumë në biznes, investime, inovacion dhe prosperitet të përbashkët.

“Dhe më lejoni ta nis, Kryeministër, duke e uruar Kosovën për zgjedhjen e presidentes së re. Jo vetëm për faktin se, me sa di unë, kjo është presidentja e tretë ose, sipas disa përllogaritjeve, e katërt grua që ka pasur Kosova. Pra, me sa di unë, ky është një rekord. Dhe kjo është gjithashtu një shembull fantastik për pjesën tjetër të botës. Por është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për një fillim të ri, një epokë të re në zhvillimin e Kosovës, e lidhur edhe më vendosmërisht në aspektin ekonomik, politik dhe të sigurisë me fqinjët tuaj evropianë dhe me institucionet euroatlantike”, tha ai.

Ai u shpreh optimist se kapitulli i ardhshëm i marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës duhet dhe do të jetë gjithnjë e më shumë për biznesin.

“Kur njerëzit mendojnë për marrëdhëniet ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, guxoj të them se shpesh mendojnë fillimisht për sigurinë, politikën apo diplomacinë. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse ne në Mbretërinë e Bashkuar jemi krenarë që kemi qëndruar përkrah Kosovës në momentet më të rëndësishme të historisë së saj. Dhe shumë kosovarë, përfshirë padyshim shumë prej jush që jeni këtu sot, kanë kujtime familjare nga ajo mbështetje dhe partneritet ndër vite. Shumë diplomatë, ushtarë dhe punonjës britanikë të ndihmës kanë kushtuar vite të jetës së tyre për ta ndihmuar Kosovën të ndërtojë të ardhmen e saj. Por, siç e dimë të gjithë, marrëdhëniet e mira nuk mund të mbështeten vetëm në histori. Ato vazhdojnë të zhvillohen dhe ushqehen nga e ardhmja. Dhe mendoj se jemi këtu sot sepse besojmë se kapitulli i ardhshëm i marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës duhet dhe do të jetë gjithnjë e më shumë për biznesin, investimet, inovacionin dhe prosperitetin e përbashkët të popujve tanë”, tha ai.

Ai theksoi se optimizmi për të ardhmen e Kosovës duhet të shoqërohet me ndershmëri dhe me përmirësimin e kushteve për investitorët.

“Është mirë të jesh optimist dhe mendoj se sot të gjithë ndihemi veçanërisht optimistë për të ardhmen e Kosovës. Por, natyrisht, testi i vërtetë i optimizmit është nëse ato rrënjë, pjesa “radikale”, janë të thella dhe të mbjella fort. Prandaj, optimizmi duhet të shoqërohet me ndershmëri. E di se investitorët shohin mundësi në Kosovë dhe tërheqja e investitorëve është, natyrisht, e rëndësishme. Por mbajtja e tyre të kënaqur është edhe më e rëndësishme…Ata kanë nevojë për përgjigje të shpejta, udhëzime të qarta dhe institucione me të cilat është e lehtë dhe e shpejtë të bësh biznes…Marrëdhënia jonë politike mbetet më e fortë se marrëdhënia jonë ekonomike, ndërsa lidhjet mes njerëzve tanë mbeten më të forta se lidhjet tona ekonomike”, tha ai.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Këshillit Evropian të Investitorëve, Emrush Ujkani, tha se angazhimi për bashkëpunim ekonomik duhet të shndërrohet në hapa konkretë.

Sipas tij, investimet kërkojnë besim në qëndrueshmërinë e rregullave, në institucionet që i zbatojnë ato dhe në aftësinë e partnerëve për t’i përmbushur zotimet.

“Detyra jonë sot është që angazhimin ta shndërrojmë në hapa konkretë përmes këtij forumi. Partneritetet ekonomike zhvillohen atëherë kur bizneset mund të identifikojnë një mundësi të besueshme dhe të kuptojnë kushtet në të cilat do ta ndjekin atë…Investimet kërkojnë besim në qëndrueshmërinë e rregullave, në institucionet që i zbatojnë ato dhe në aftësinë e partnerëve për t’i përmbushur zotimet e tyre. Për një vend që synon zhvillim të qëndrueshëm, këto konsiderata janë thelbësore. Kapitali mund të financojë projekte, por cilësia e qeverisjes dhe zbatimit përcakton nëse një projekt mund të krijojë vlerë afatgjatë”, tha Ujkani. /Kp/

Lexo edhe

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Merret vendimi për Granit Xhakën në Zvicër

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Skenari i pazakontë në SHBA, 23-vjeçarja shtiret si mësuese zëvendësuese dhe fyen nxënësit: E bëra nga mërzia, i urrej fëmijët

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Forumi i biznesit britanik, Kosova synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar | Momenti