Formacionet zyrtare: Kosovë – Izrael: Një nga prurjet e reja debuton si titullar

Formacionet zyrtare: Kosovë – Izrael: Një nga prurjet e reja debuton si titullar

Formacionet zyrtare: Kosovë – Izrael: Një nga prurjet e reja debuton si titullar

Kombëtarja e Kosovës do të jetë nikoqir i Izraelit, në kuadër të xhiros së pestë për Ligën e Kombeve.

Sponsor 3M Express

“Dardanët” duhet me patjetër t’i arkëtojnë pikët e plota, me objektivin për ta siguruar pozitën e dytë në Ligën B.

Përzgjedhësi Franco Foda i ka qëndruar besnik formacionit si zakonisht, ndërsa kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi do të debutojë si titullar, si pasojë e mungesës së dyshes Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova.

Befasia më e madhe është se portieri Amir Shaipi do të jetë nga minuta e parë në vendin e Aro Muric.

Veldin Hoxha duket se e ka fituar garën me Elvis Rexhbecajn për mesfushë pranë Leon Avdullahut, ndërsa sulmi do të vazhdojë të jetë i njëjti, pra Edon Zhegrova e Milot Rashica do t’i ndihmojnë Vedat Muriqit.

Formacionet zyrtare:

Kosovë: Shaipi; Kamberi, Hajrizi, Krasniqi; Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda; Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Izrael: Da. Peretz; Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov; Abada, Do.Peretz, Azoulay, Gloukh; Tociomiti

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00./Telegrafi/

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Ministria publikon gjetjet dhe rekomandimet nga Raporti i Inspektimit të Jashtëzakonshëm në QPS-në në Pejë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Ministria publikon gjetjet dhe rekomandimet nga Raporti i Inspektimit të Jashtëzakonshëm në QPS-në në Pejë

Ministria gjen shkelje të shumta në QPS-në e Pejës në rastin e Arlinda Zekajt

Ministria gjen shkelje të shumta në QPS-në e Pejës në rastin e Arlinda Zekajt

Zabërgja para ndeshjës: Presim fitore ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është pozitive (VIDEO)

Zabërgja para ndeshjës: Presim fitore ndaj Izraelit, atmosfera në ekip është pozitive (VIDEO)