Forcat ukrainase godasin dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në Rusi – Zelensky publikon pamjet

Forcat ukrainase godasin dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në Rusi – Zelensky publikon pamjet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj, përfshirë dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në tri rajone ruse. Kreu i shtetit ukrainas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi. […]

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj, përfshirë dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në tri rajone ruse.

Kreu i shtetit ukrainas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Përgjigje të drejta të Ukrainës ndaj të gjitha sulmeve ruse kundër popullit tonë. Gjatë ditës së kaluar, luftëtarët tanë goditën katër objektiva që ndihmojnë Rusinë të financojë dhe të zhvillojë luftën e saj brutale – dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në rajonet Perm, Samara dhe Astrakhan. Pati gjithashtu një kundërpërgjigje në Detin e Zi”, citohet të ketë thënë ai.

Siç është raportuar më herët, gjatë sulmit të fundit ajror, forcat ruse përdorën 70 raketa, shumë prej të cilave balistike, si dhe dronë “Shahed”, ku infrastruktura energjetike ukrainase ishte një objektiv kryesor.

Në shënjestër të sulmeve u vunë infrastruktura në Kiev dhe në 12 rajone të tjera. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Gruaja ime e bukur pranë meje”, Travis Barker ndan pamje nga spitali

“Gruaja ime e bukur pranë meje”, Travis Barker ndan pamje nga spitali

Ia mohoi Kosovës ëndrrën e botërorit, raportohet shkarkimi i Montellas

Ia mohoi Kosovës ëndrrën e botërorit, raportohet shkarkimi i Montellas

Piloti rus humb jetën pas rrëzimit me parashutë në Zvicër

Piloti rus humb jetën pas rrëzimit me parashutë në Zvicër

Forcat ukrainase godasin dy objekte nafte dhe një poligon ushtarak në Rusi – Zelensky publikon pamjet | Momenti