Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojë te Kuvendi i Kosovës, me njësi të shtuara.
Në pamjet që vijnë nga pjesa jashtë Parlamentit, shihen zyrtarët policorë, që po ofrojnë siguri, ndërsa pas pak pritet të fillojë protesta.
Sot është dita vendimtare për Kosovën, sa i përket presidentit apo mundësisë për shkuarje në zgjedhje.
Në anën tjetër, PDK po kërkon që fillimisht të miratohet edhe në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen. /Klankosova.tv




