“Focus on the Road“ – kontrolle të intensifikuara për përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike në trafik

“Focus on the Road“ – kontrolle të intensifikuara për përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike në trafik
Nga 5 deri më 11 tetor, në kuadër të fushatës ndërkombëtare të ROADPOL-it „Focus on the Road“, Ministria e Punëve të Brendshme zhvillon kontrolle të intensifikuara në trafik, me fokus në përdorimin e parregullt të telefonave celularë, kufjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë pjesëmarrjes në trafik. Siç thonë nga MPB, fushata po zhvillohet njëkohësisht […]

Nga 5 deri më 11 tetor, në kuadër të fushatës ndërkombëtare të ROADPOL-it „Focus on the Road“, Ministria e Punëve të Brendshme zhvillon kontrolle të intensifikuara në trafik, me fokus në përdorimin e parregullt të telefonave celularë, kufjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë pjesëmarrjes në trafik.

Siç thonë nga MPB, fushata po zhvillohet njëkohësisht në 34 shtete evropiane, me një qëllim të përbashkët – uljen e rreziqeve të shkaktuara nga shpërqendrimi i vëmendjes dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Shkrimi i mesazheve, bisedat telefonike, kontrollimi i njoftimeve ose përdorimi i rrjeteve sociale gjatë drejtimit të automjetit e shpërqendrojnë vëmendjen nga rruga. Mjaftojnë vetëm disa sekonda pakujdesi që shoferi të mos e vërejë me kohë rrezikun dhe të reagojë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik të jenë të përgjegjshëm dhe plotësisht të përqendruar në rrugë. Mos lejoni që një shikim në ekran të bëhet shkak për tragjedi rrugore. Vozitni me kujdes – shikoni rrugën. Telefonin lëreni për më vonë”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

Infantino përballet me një tjetër çështje të FIFA-s, Kongo e çoi në Botëror portierin që nuk duhej të luante

Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen dy persona

Gjendet drogë në Tetovë, ndalohen dy persona

Francis Halzen fiton Nobelin në Fizikë për zbulimet mbi neutrinot me energji të lartë

Francis Halzen fiton Nobelin në Fizikë për zbulimet mbi neutrinot me energji të lartë

“Focus on the Road“ – kontrolle të intensifikuara për përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike në trafik | Momenti