Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve

Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve

Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve

Juristja e mediave, Flutura Kusari i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e gazetarëve, duke theksuar presionin e madh me të cilin, sipas saj, po përballen gazetarët Lirim Mehmetaj dhe Fidan Jupolli.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, Kusari ka kërkuar që institucionet të reagojnë dhe të krijojnë mekanizma efektivë për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtjen e lirisë së medias, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë që Qeveria e Kosovës të fillojë t’i ndryshojë ligjet dhe të krijojë mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve?”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka theksuar se atmosfera në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë ka ngjashmëri me atë në disa vende ku janë vrarë gazetarë, duke nënvizuar se kjo nuk nënkupton se një skenar i tillë do të ndodhë në Kosovë, por se situata duhet të merret seriozisht nga institucionet.

Kusari ka propozuar dy masa konkrete që, sipas saj, duhet të ndërmerren nga Qeveria.

E para është krijimi i një Trupi Koordinues për Sigurinë e Gazetarëve, ndërsa e dyta është ndryshimi i Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve për sulmet ndaj gazetarëve.

Sipas juristes, këto propozime nuk janë ide të reja, por masa që zbatohen ose ndërmerren nga shtetet demokratike që synojnë mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve | Momenti