Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, gol dhe asist në fitoren e Hoffenheimit

Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, gol dhe asist në fitoren e Hoffenheimit

Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, gol dhe asist në fitoren e Hoffenheimit

Fisnik Asllani ka festuar në mënyrën më të mirë paraqitjen e tij jubilare në Bundesliga, duke shënuar gol dhe asistuar në fitoren e Hoffenheimit ndaj Schalke 04 me rezultat 2-1.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist në suksesin e skuadrës së tij, e cila po vazhdon ngjitjen në tabelën e kampionatit gjerman. Hoffenheimi tashmë ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë.

Asllani qëndroi në fushë deri në minutën e 78-të, kur u zëvendësua. Për paraqitjen e tij, ai u vlerësua me notën 7.6 nga platforma “SofaScore”, duke qenë ndër futbollistët më të mirë të ndeshjes.

Përveç golit dhe asistimit, sulmuesi kosovar regjistroi edhe katër goditje drejt portës, fitoi dy duele dhe kompletoi një driblim, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit.

Goli ndaj Schalke 04 ishte i treti i Asllanit në Bundesliga këtë sezon. Ai më herët kishte gjetur rrjetën edhe në garat evropiane, duke vazhduar sezonin pozitiv në futbollin gjerman.

Paraqitja e tij vjen në një moment të rëndësishëm, pak para angazhimeve të Përfaqësueses së Kosovës, ku Asllani pritet të jetë një prej futbollistëve me rëndësi në repartin ofensiv. /Telegrafi/

Lexo edhe

Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta dhe Cosa Nostra

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta dhe Cosa Nostra

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Fisnik Asllani shkëlqen në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, gol dhe asist në fitoren e Hoffenheimit | Momenti